Një viktimë dhe 553 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Një viktimë dhe 553 raste të reja me COVID-19 është bilanci i publikuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Viktima, 72 vjeçar, besohet se nuk ishte i vaksinuar ndaj virusit COVID-19.

Aktualisht në Shqipëri janë edhe 2,888 raste aktive me koronavirus teksa në spital po marrin trajtim 19 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit nga virusi janë shëruar 192 qytetarë.

Go to TOP