Mot i nxehtë për javën e ardhshme

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot të nxehtë.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se kjo situatë  vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit.

“Parashihen shumë orë me diell, duke bërë kështu që maksimalet e ditës të lëvizin ndërmjet 28-35 gradë Celsius, derisa minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius”.

“Nuk përjashtohet mundësia që në viset malore të ketë reshje të izoluara. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit”.

“Kushtet biometeorologjie nuk do të jenë të mira  dhe kjo situatë meteorologjike do të ndikoj te një shtresë e popullatës, sidomos te personat në moshë dhe te ata  me sëmundje kronike, për shkak të vlerave të larta termike dhe indeksit UV të lartë”, thuhet në njoftim.

Go to TOP