Dalin 100 eurot për punëtorët që është dashur të plotësojnë kriterin kohor

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është procesuar pagesa prej 100 euro për 14,042 punëtorët e sektorit privat, të cilët është dashur të plotësojnë edhe kriterin kohor.

“Njëkohësisht, ata që nuk kanë plotësuar kriteret, kanë pranuar në email edhe vendimin që sqaron arsyen se pse nuk janë kualifikuar (paga mbi 1,000 euro, kanë përfituar njëherë nga masa, aplikime të dyfishta etj.)”, ka shkruar Murati në një postim në Facebook.

Go to TOP