Rama nga Brukseli: Ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë fotografinë e liderëve të BE-së së bashku me liderët e Ballkanit Perëndimor krahas së cilës ka shkruar se shqiptarët nuk do të dorëzohen dhe do të punojnë shumë që ta bëjnë Shqipërinë një anëtare të mirë të Bashkimit Evropian.

“Vend i bukur, njerëz të këndshëm, foto të bukura, fjalë të bukura dhe imagjinoni sa bukur mund të jetë nëse premtimet e bukura do të pasoheshim nga një dorëzim i këndshëm. Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur! Kështu, ne do të vazhdojmë e të punojmë edhe më shumë që ta bëjmë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së”, shkruan Rama në Twitter.

Go to TOP