Ukraina pretendon se ka kryer një sulm të fuqishëm në “Ishullin e Gjarprit”, thonë se i kanë shkaktuar humbe të mëdha forcave ruse

Ushtria ukrainase thotë se ka kryer një sulm të fuqishëm në Ishullin Gjarpri në Detin e Zi, duke i shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse.

Në një postim në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka konfirmuar sulmin – duke mos dhënë detaje për operacionin.

Ishulli i Gjarprit ishte bërë hit në internet qysh në ditën e parë të pushtimit rus në Ukrainë, pasi një ushtar ukrainas i kishte thënë ekuipazhit të luftanijes ruse që të “pir…”.

Ishte pikërisht ushtari ukrainas Roman Hrybov, që me tërë forcën tentoi ta mbrojë ishullin nga pushtuesit rusë.

Madje u bërë simbol i rezistencës në Ukrainë, duke mos iu trembur syri përballë luftanijes ruse – ku edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka dekoruar me medalje për trimëri. 


Go to TOP