Kurti sonte takohet me Konjufcën për t’u informuar pët vizitën në Hagë

Kryeministri Albin Kurti, ka folur rreth vizitave të zyrtarëve shtetërorë që i bënë  ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në paraburgim Hagë.

Ai, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar se sonte do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ishte për vizitë në Hagë.

“Kam vlerësuar se është më e udhës të takohem me avokatët mbrojtës të të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë në Hagë në një paraburgim të stërzgjatur sepse ka kaluar një vit e gjysmë prej se mbahen në paraburgim”.

“Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka vizituar ata, unë ende nuk kam arritur të takohem me të, por këtë do ta bëjë aspak më larg se sa sonte”, ka thënë Kurti.

Go to TOP