Kurti: Marrëdhëniet tona janë vëllazërore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama, tregoi se çfarë marrëveshje arritën.
Kurti theksoi se marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë janë të shkëlqyera dhe vëllazërore.
“Së pari duhet të theksojmë që arritëm marrëveshje protokollare, memorandume, gjithsej 19. Kjo është për t’u përshëndetur”, është shprehur Kurti para mediave në Konferencë
“Marrëdhëniet tona bilaterale janë të shkëlqyera dhe vëllazërore”, shtoi ai.
