Kosova s’i ka dhënë më shumë se 1 milion Luginës

Qeveria e Kosovës ka ndarë të merkurin 50 mijë euro për ndihmë të Luginës së Preshevës.

Ato sipas Këshillit Nacional të Shqiptarëve me kërkesën e të cilëve u ndanë këto mjete u tha se do të investohen në lobim për të ngritur temën e Luginës në mekanizmat amerikan.

Por kjo ndihmesë nuk qe e vetmja. Ndihmat monetare kishin nisur me Qeverinë Haradinaj, kur më 2017 iu ndanë 150 mijë euro.

Më pas më2020, gjysmë milioni për Pandemi i pati dërguar Qeveria Kurti 1, e 100 mijë euro ajo e Hotit për vërshime, një vit më vonë.

Por kalimi i mjeteve në xhirollogaritë atje nuk është i lehtë, shkaku i zvarritjeve administrative.

Nga viti i kaluar, Qeveria Kurti e ka futur në linjën buxhetore çështjen e luginës kur janë ndarë 2 milionë euro, gjë që pritet të bëhet e përvitshme.

preshev
Go to TOP