Mkhitaryan së shpejti zyrtarizohet te Interi
Mesfushori Henrikh Mkhitaryan, do të largohet nga Roma për t’iu bashkuar Interit.
Fabrizio Romano raporton se Mkhitaryan testet mjekësore do t’i zhvillojë gjatë javës së ardhshme.
Mkhitaryan iu bashkua Romës nga Arsenali në verën e vitit 2019, fillimisht në formë huazimi, por lëvizja u bë e përhershme 12 muaj më vonë.
Në total, ai bëri 117 paraqitje për Romën, duke shënuar 29 gola dhe, nëse lëvizja vazhdon, ndeshja e tij e fundit do të ishte finalja e Ligës së Konferencës kundër Feyenoord në Tiranë.
Mkhitaryan ka fituar tituj të ligës në Armeni, si dhe në Ukrainë me Shakhtar Donestsk, ndërsa ka fituar edhe kupa vendase me Borussia Dortmund dhe Manchester United.
Ndërsa ishte në Old Trafford, ai fitoi edhe Europa Leaguen, duke shënuar në fitoren finalen ndaj Ajax.
Ish-reprezentuesi i Armenisë ishte lidhur me një kalim te Nerazzurri që nga fundi i sezonit të kaluar dhe, pavarësisht përpjekjeve të fundit nga Roma për ta mbajtur 33-vjeçarin, duket se ai do t’i bashkohet Interit.
