Zogaj tregon rregullat për personat që përdorin skuterë elektrikë
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se rregullorja për ngasësit e skuterëve elektrikë do të del së shpejti në diskutim publik.
Zogaj përmendi disa nga rregullat që ngasësit e skuterëve elektrikë duhet t’i respektojnë në hapësirat e kryeqytetit.
Fuqia maksimale deri në 500 Wat;
Shpejtësia maksimale deri në 25 kilometra në orë;
Mosha për ngasje të jetë mbi 15 vjeç;
Ndalimi i ngasjes së skuterëve në pjesë të gjelbëruara.
