Vetura me fëmijën brenda zhytet në Badovc, pronari harroi t’i vënte frenin
Pasditen e kësaj të diele, një veturë bashkë me një fëmijë brenda, është zhytyr në liqenin e Batllavës në Prishtinë.
Këtë për KlanKosova.tv e bëri të ditur Milaim Vitia nga Shoqata e Peshkatarëve “Krapi”.
Ai deklaroi se bashkë me të ishin edhe anëtarë të tjerë të shoqatës të cilët intervenuan menjëherë dhe e shpëtuan fëmijën nga ngufatja.
“Një qytetar kishte dalë për vikend në liqen, veturën e kishte lënë afër dhe kishte harruar ta ngrinte frenin e dorës, më pas vetura i kishte filluar të shkonte poshtë dhe të fundosej, dyert i kishte të hapura në të ishte edhe një fëmijë”.
“Ne kemi qenë afër dhe drejtë për se drejti kemi intervenuar bashkë me vëllanë tim, Ali Vitinë, por edhe me anëtarët e shoqatës e kemi shpëtuar fëmijën. Por edhe veturën e kemi nxjerrë jashtë”, ka thënë Vitia për KlanKosova.tv.
KlanKosova.tv për rastin në fjalë ka provuar të kontaktojë me policinë, por nuk është se ka marrë ndonjë përgjigje.
