Një polic gjendet i vdekur në banesën e tij në veri të Mitrovicës
Një person (polic) rreth 45 vjeç, është gjetur pa shenja jete sot në banesën e tij.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti.
Hoti tha se është vdekje e natyrshme dhe se këtë e kanë konstatuar mjekët.
“Është gjetur i vdekur në banesën e tij. Është vdekje natyrale. Këtë e kanë konstatuar mjekët”, ka thënë Hoti.
