Tmerri dhe shkatërrimi të dëshmuara përmes fotografive në 100 ditët e luftës në Ukrainë, qëkur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë më 24 shkurt.
1Një sistem i shkatërruar radari në qytetin-port të Mariupolit më 24 shkurt, ditën kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës.2Helena është një mësuese 53-vjeçare nga qyteti lindor i Çuguivit, e cila u plagos nga një shpërthim pasi Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt. Ajo deklaroi më pas për një media britanike se kishte ndjekur lajmet, por si shumë njerëz, “asnjëherë nuk besonte se do të fillonte vërtet lufta”.3Automjete të blinduara ruse, të shkatërruara dhe të braktisura në periferi të Kievit më 27 shkurt.4Një bllok apartamentesh të shkatërruara në Borodijanka, në verilindje të Kievit, më 3 mars.5Marina Yatsko (majtas) dhe i dashuri i saj, Fedor, duke vrapuar për në spitalin e Mariupolit teksa mbajnë fëmijën 18 muajsh, Kirillin, të vrarë nga bombardimet, më 4 mars.
6Një grua mban macen e saj në një stacion metroje në Kiev më 8 mars. Skenat që të kujtojnë Luftën e Dytë Botërore tronditën botën në fillim të marsit, ndërsa civilët ukrainas u zhvendosën nën tokë për arsye sigurie, ndërsa Rusia lëshoi raketa dhe predha në disa prej qyteteve të mëdha.7Një grua shtatzënë e plagosur rëndë po transportohet me një barelë nga një maternitet në Mariupol që u godit nga një shpërthim rakete më 9 mars. Si gruaja, ashtu edhe foshnja vdiqën më pas.8Trupat e viktimave vendosen në një varr masiv në periferi të Mariupolit më 9 mars. Qyteti-port pësoi një shkatërrim të gjerë gjatë një rrethimi gati tremujor ku u vranë mijëra civilë.9Një ndërtesë banimi në Mariupol goditet nga një predhë tanku rus më 11 mars.10Redaktorja e televizionit rus, Marina Ovsyannikova, ndërpret një transmetim të drejtpërdrejtë më 14 mars me një pankartë ku shkruhej: “Ndaloni luftën. Mos i besoni propagandës. Ata ju gënjejnë këtu”. Ovsyannikova u gjobit me 30,000 rubla (250 dollarë) dhe u transferua në Gjermani, ku më vonë mori çmimin ‘Havel Dissent’ për protestën e saj.11Zjarrfikësit ukrainas duke punuar në një ndërtesë banimi të bombarduara në Kiev, më 15 mars.12Një grua dhe papagalli i saj kalojnë përmes një pikë kontrolli të ushtrisë ruse ndërsa përpiqen të largohen nga Mariupol më 17 prill.13Misha, 5-vjeçare ndihmohet për t’u veshur nga gjyshi i saj në një spital në qytetin jugor të Mikolajivit më 26 mars. Misha u plagos gjatë një sulmi ajror rus. 14Pasojat e një sulmi me raketa në qytetin perëndimor të Lvivit më 26 mars. Rusia përdori shumë raketa të tipit Kalibr në ditët e para të luftës që mund të goditnin objektiva qindra kilometra larg vijave të frontit. Gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych, u vra nga një raketë e tillë ndërsa ishte brenda banesës së saj në Kiev më 28 prill.15Autoblinda të shkatërruara ruse pranë Kievit më 31 mars.16Trupi i kryebashkiakes të qytetit të Motitzhinit dhe familjarëve të saj në një varr masiv më 4 prill pasi u zbuluan pas tërheqjes së forcave ruse nga rrethimi i Kievit. Anëtarët e familjes së saj kishin duart e lidhura, para se të ekzekutoheshin.17Gratë gatuajnë ushqim jashtë mbi një zjarr në Mariupol më 3 prill. Gazi, energjia elektrike dhe uji u ndërprenë ndërsa forcat ruse u futën në qytet.18Një banor vendas në një nga rrugët e shkatërruara të Mariupolit më 7 prill.19Ira Gavriluk mban macen e saj më 4 prill teksa qëndron mbi trupat e burrit, vëllait dhe një personi tjetër, të cilët u vranë jashtë shtëpisë së saj në Buça, në periferi të Kievit.20Militantët pro-rusë në periferi të Mariupolit më 9 prill. 21Një ushtar rus shkrep një foto në rrugën kryesore të Mariupol nga teatri i shkatërruar i arteve të qytetit më 12 prill.
Kjo fotografi ka përmbajtje të ndjeshme, që mund të shqetësojë disa persona.Klikoni për ta zbuluar
22Trupat e pajetë të njerëzve të veshur me rroba civile në një rrugë në Mariupol më 16 prill.23Banorët e Buças presin shpërndarjen e ushqimeve, të organizuar nga Kryqi i Kuq më 18 prill.24Një vajzë përkulet pranë një varri në Mariupol më 19 prill. Ndërsa predhat dhe raketat ranë mbi qytet dhe numri i të vdekurve u rrit, pjesë të tokës, përfshirë parqe dhe anë të rrugëve u shndërruan në varreza të improvizuara.25Një foto e realizuar me dron më 1 maj në perferi të Rubizhne, në rajonin lindor të Ukrainës, në Luhansk, që u dëmtua rëndë nga luftimet. 26Një mortajë shpërthen pranë një rruge që të çon në qytetin e Lisiçanskut, në rajonin e Luhanskut më 2 maj.27Në një foto të bërë më 3 maj, Anna Shevchenko ujit lulet që i mbijetuan bombardimit të shtëpisë së saj. Shtëpia u ndërtua nga gjyshërit e Shevchenkos. Në kopshtin e saj të luleve mbijetuan trëndafila, zambakë dhe bozhure.28Një luftëtar pro-rus ecën përgjatë një rrugë banimi të shkatërruar në qytetin lindor të Popasnës më 8 maj.29Ushtarët ukrainas që po mbronin fabrikën e çelikut në Mariupol, në Azovstal, ulen në një autobus pasi u dorëzuan te forcat pro-ruse më 17 maj.30Arinjtë që i mbijetuan bombardimeve të kopshtit zoologjik të Mariupolit shihen gjatë një turi mediatik të organizuar nga ushtria ruse më 18 maj.31Një ushtarak rus brenda asaj që agjencia e lajmeve TASS e përshkruan si “baza e braktisur” e Batalionit Azov të Ukrainës në Mariupol më 18 maj.32Një mur me portretet e ushtarëve të rënë ukrainas në Kiev, më 23 maj.
Kjo fotografi ka përmbajtje të ndjeshme, që mund të shqetësojë disa persona.Klikoni për ta zbuluar
33Një grua ulet në gjunjë pranë trupit të burrit të saj, Alexey, i cili u vra gjatë bombardimeve të qytetit lindor të Harkivit më 26 maj.34Një luftëtar pro-rus qëndron përpara një flamuri të epokës komuniste që u përdor për të shënuar fitoret sovjetike mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Fotografia është bërë në qytetin lindor të Ukrainës, Svitlodarsk, më 28 maj.35Tymi ngrihet mbi Severodonjeck gjatë luftimeve të ashpra më 30 maj, ndërsa trupat ruse po afroheshin më shumë për të pushtuar qytetin lindor.
Kjo fotografi ka përmbajtje të ndjeshme, që mund të shqetësojë disa persona.Klikoni për ta zbuluar
36Një ushtarak i plagosur ukrainas duke u evakuuar nga vijat e frontit në Severodonjeck më 2 qershor.
Që nga 3 qershori, vazhdojnë luftimet e ashpra në Ukrainën lindore, ndërsa forcat ruse vazhdojnë sulmin e tyre. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se “60 deri në 100” ushtarë ukrainas po vdesin çdo ditë në betejë.