Kancelari gjerman: Putini do të negociojë vetëm kur do ta kuptojë këtë gjë
Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha sot në Davos të Zvicrës se presidenti rus Vladimir Putin tashmë ka dështuar t’i arrijë qëllimet e tij strategjike, duke shtuar se bota është në një pikë kritike.
“Bota është në një pikë kthese”, tha Scholz, duke shtuar se “jo vetëm Ukraina është e rrezikuar, por sistemi i bashkëpunimit ndërkombëtar i krijuar pas dy luftërave botërore”, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.
“Ne nuk duhet ta lejojmë Putinin ta fitojë këtë luftë. Unë besoj fort se ai nuk do të fitojë”, tha kancelari gjerman, duke shtuar se ai beson në rezistencën e fortë të ukrainasve, por edhe në ndihmën e dhënë Ukrainës nga komuniteti ndërkombëtar.
Ai paralajmëroi se kostoja e luftës për regjimin rus mund të jetë e madhe, duke shtuar: “Putini do të negociojë seriozisht vetëm kur të kuptojë se nuk mund ta thyejë mbrojtjen e Ukrainës”.
“Nuk do të ketë paqe nën diktat. Ukraina nuk do ta pranojë këtë, dhe as ne”, shtoi Scholz.
Reagimi i Gjermanisë ndaj pushtimit rus të Ukrainës ka qenë nën lupë prej muajsh për shkak të varësisë së madhe të Gjermanisë nga gazi rus.
