Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme në aksion, ATK për dy ditë mbledh afër 1 milion euro borxhe

Trajtimi i borxheve ndaj tatimpaguesve, të cilët nuk iu kanë përgjigjur kërkesave të ATK-së për pagesën e obligimeve tatimore, ka vazhduar me procedura të masave së sforcuara.

Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme me datë 20 dhe 23 maj 2022, ka zhvilluar aksion te 14 subjekte biznesore, te të cila janë ndërmarrë masat e konfiskimit.

“Aksioni në fjalë është zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Gjilan, ku si rezultat  është arritur që të mbledhin afro 1 milion euro borxhe (939, 290 euro). Po ashtu, nga masat e ndërmarra përveç borxhit të inkasuar është arritur që pjesën tjetër të borxhit ta paguajnë sipas marrëveshjeve- pagesa e borxheve me këste. Ky aktivitet në të njëjtën kohë ka rezultuar edhe me konfiskimin e pasurisë së paluajtshme në vlerë prej 775,053.64 euro, vlerë e borxhit që tatimpaguesit kanë pasur ndaj institucionit”, thuhet në njoftim.

ATK paralajmëron se këto aksione do të vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme.

“Aksione të ngjashme do të zhvillohen edhe ditëve në vazhdim, tek të gjithë subjektet biznesore që kanë borxhe ndaj ATK-së. Trajtimi i barbarët i tatimpaguesve, do të vazhdoj ta karakterizoj ATK-në, pasi që vetëm në këtë mënyrë institucioni do të arrit të ketë shtrirje gjithëpërfshirës”, thuhet në njofitm.

Go to TOP