Nënshruhet marrëveshja mës komunës së Prizrenit dhe BERZH-it: Korniza e qyteteve të gjelbërta …
Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim –BERZH, kanë nënshkruar marrëveshjen e projektit “ Korniza e qyteteve të gjelbërta Dritarja 2 – Efiçienca e energjise në ndërtesa publike në Prizren”.
Kryetari Shaqir Totaj u shpreh mjaft entuziast në nënshkrimin e kësaj marrëveshje, ku do të përfitojne 100 ndërtesa publike. Gjithashtu falenderoi z. Neil Taylor – (Kryesues i zyres së BERZH në Kosovë) dhe znj. Maria Suokko – Përfaqësuese Rezidente e UNDP-së në Kosovë, për inicimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ne implementimin e projekteve që kanë rëndësi për qytetarët e Komunës së Prizrenit.
Ndërkaq z. Neil Taylor u shpreh se nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka rëndësi të madhe per qytetin e Prizrenit dhe gjithashtu për BERZH. Ky projekt do të kursej energjinë, do të përmirësoj mirëqenien dhe komoditetin, si dhe do të zgjat jetëgjatësinë e këtyre ndërtesave.
Znj. Maria Suokko u shpreh se ky projekt ka rendesi te madhe per qytetin e Prizrenit dhe se duhet te jete model per qytetet tjera gjithashtu . Per ne si UNDP ka qene nder projektet me me rendesi qe kemi pasur pasiqe ky projekt do te ndikoj ne kursimin e energjise dhe kombinimin e energjisë efiçiente me energji të ripërtrishme.Gjithashtu u shpreh se do te vazhdojmë bashkëpunimin me qytetin e Prizrenit, ne projekte te ardhshme.
