HANDIKOS ankohet se aeroporti nuk i plotëson kushtet për krejt kategoritë
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari’’, po thuhet se nuk plotëson kushtet dhe standardet për personat me aftësi të kufizuara.
Sipas HANDIKOS-it, aty dhe nëpër aeroplanë mungojnë karrocat speciale që do të shërbenin për të gjithë ata persona që udhëtojnë e janë me aftësi të veçanta.
Kjo gjë sipas HANDIKOS-it po vlerësohet si elementare.
Ndërsa ANP “Adem Jashari”, përmes një përgjigjeje me shkrim, theksuan se që nga viti 2013 operojnë sipas standardeve ndërkombëtare dhe nuk janë në dijeni për ndonjë ankesë të tillë.
