24 vjet nga themelimi i ‘Shqiponjave të Zeza’, Haradinaj: Kishin guxim të pashoq
Ish-Komandanti i UÇK-së në Dukagjin, Daut Haradinaj, ka takuar sot pjesëtarët e Njësitit “Shqiponjat e Zeza” në 24-vjetorin e themelimit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ata kishin guximin e pashoq në luftë.
“Sot për nder të 24-vjetorit të themelimit të Njësisë “Shqiponjat e Zeza”. Njësi që tregoi guximin e pashoq të burrave dhe grave të cilët luftën për çlirim e ngritën lart në frontet e fitoreve të njëpasnjëshme. Nderim e mirënjohje për të rënët dhe të gjallët”, ka shkruar Haradinaj.
