Përleshje me thika në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një një përleshje me thika ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së mërkurës në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Raportohet se nga incidenti kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet kompetente të policisë, dhe po merren me rastin.
Sipas dëshmitarëve, në këtë përleshje janë përfshirë dy familje.
