Kurti niset për në San Francisko nga Uashingtoni
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është nisur nga Uashingtoni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për në San Francisko.
Ai është duke qëndruar nga e premtja atje për vizitë zyrtare.
“Sot nga Uashingtoni në San Francisko për takime me profesionistë e drejtues të kompanive të IT-së”, ka shkruar Kurti në një story të publikuar në rrjetin social Instagram.
I pari i qeverisë, duket se këtë vizitë do ta vazhdojë edhe për një javë ku më 12 maj do të marrë pjesë në eventin “Pse të investohet në Kosovë?” që do të organizohet në Dallas të Teksasit, ndërsa më 14 maj do të mbajë një ligjëratë publike në Universitetin DePaul në Chicago, organizuar nga Departamenti i Studimeve Shqiptare.


