Liverpooli dhe Tottenhami ndahen në paqe
Liverpooli dhe Tottenhami kanë mbetur në barazim 1-1, në kuadër të javës së 35-të në Premier League.
Pjesa e parë është karakterizuar me shumë raste nga të dy skuadrat, por që në fund u mbyll pa gola.
Në pjesën e dytë, fillimisht në epërsi kaloi Tottenhami me Son Heung-min, në minutën e 56-të, pas një asistimi nga Ryan Sessegnon.
Pas shumë tentimeve, Liverpooli e barazoi rezultatin me Luis Diaz, në minutën e 74-të, me një gjuajtje fantastike.
Dy skuadrat deri në fund u munduan që ta gjenin golin e fitores, por që nuk ia arritën dot. Në fund ndeshja përfundoi 1-1.
Liverpooli pas barazimit kalon në vendin e parë me 83 pikë, pas 35 ndeshjeve, por që Man City, ka një ndeshje më pak të zhvilluar, me po aq pikë.
Derisa Totenhami mbetet në vendin e 5-të, me 62 pikë.
