Rama premtoi se do t’i mbështesin 20 fermerë
Kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama ka vizituar fermerët e Kryeqytetit.
“Ata bëjnë punë të mahnitshme duke prodhuar produkte bujqësore dhe blegtorale të cilësisë së lartë” tha ai.
Gjatë vizitës kryetari Rama diskutoi me fermerët për përkrahjen që mund t’u ofrojnë me pajisje pune në blegtori dhe subvencionime direkte, duke krijuar kështu mundësi e vende të reja pune për qytetarët tanë.
“Tani jemi në fazën finale të vlerësimit, në të cilën do të mbështesim edhe 20 fermerë me sipërfaqe të ndryshme të serave, tha ai.
Bujqësia sipas tij është ndër shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, prandaj edhe i duhet përkrahja përkatëse institucionale.
