Rrezik nga rënia e fasadës së një ndërtese në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit
Në objektin e një ndërtese sot është paraqitur rreziku për rënien e fasadës, mirëpo menjëherë kanë intervenuar zjarrfikësit duke bërë evitimin e saj në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Ka pas informatë që është shkëputur, mirëpo janë njoftuar zjarrfikësitdhe kanë evitu rrezikun”, ka thënë Ahmeti.
