Rusia dëshiron “suksese të rëndësishme në Ukrainë” për Ditën e Fitores më 9 maj – thotë Inteligjenca britanike

Rusia ka të ngjarë të dëshirojë të demonstrojë suksese të rëndësishme përpara festimeve të tyre vjetore të Ditës së Fitores më 9 maj.

Dhe kjo mund të ndikojë se sa shpejt dhe me forcë ata përpiqen të kryejnë operacione në prag të kësaj date, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo ditë përkon me atë që quhet Dita e Fitores dhe që shënon momentin kur BRSS mundi Gjermaninë naziste dhe shënon një festë të madhe vjetore në Rusi.

https://twitter.com/DefenceHQ/status/1517006875316965376?s=20&t=q4ieR3cSKrnNE183ywvjgg

Në këtë drejtim, forcat ruse tani po përparojnë në Donbas si pjesë e një ofensive të ripërtërirë pasi nuk arritën të marrin Kievin.

Ato thuhet se po lëvizin drejt qytetit të Kramatorsk, “i cili vazhdon të vuajë nga sulmet e vazhdueshme me raketa”, thotë Ministria e Mbrojtjes në një përditësim të inteligjencës.

“Nivelet e larta të aktivitetit ajror rus vazhdojnë teksa Rusia kërkon të ofrojë mbështetje të afërt ajrore për ofensivën e saj në Ukrainën lindore, për të shtypur dhe shkatërruar aftësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës”, thuhet në deklaratë. 


Go to TOP