Volejboll femrat/Drita – Fer Volley, finalja e Kupës së Kosovës

Fer Volley mposht M. Technologien dhe siguron finalen e madhe të Kupës së Kosovës, femrat.

Ekipi ferizajas triumfoi me rezultat bindës, 3-0 (25-15, 25-19, 25-17) për të kaluar në finale, aty ku do të ndeshet me Dritën, e cila më herët fitoi 3-0 (25-20, 25-19, 25-17) kundër Skenderajt.

Kujtojmë se finalja Drita – Fer Volley zhvillohet të dielën, më 17 prill, me fillim nga ora 20:30 dhe transmetohet direkt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). /Kosova.info/

Go to TOP