Zhvillohet java e dytë e Superligës së Kosovës: Priping fitoi derbin ndaj Dardanisë

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë u zhvillua java e dytë e kampionatit ekipor të Superligës së Kosovës. Në katëgorinë e meshkujve derbi i kësaj jave ishte në mes të dy klubeve nga Prishtina, Kpp Priping dhe Kpp Dardania ku fitoi Pripingu me rezultat 4-0 për të vazhduar kështu serinë e fitoreve. Poashtu pretendentët për titull Kpp Lidhja e Prizrenit shënuan dy fitore të rëndësishme për ta ruajtur kreun e tabelës deri në javën tjetër ku do të kemi ndeshje direkte në mes të dy vendeve të para të tabelës (Lidhja e Prizrenit vs Priping).

Në kategorinë e femrave favoritët Drita dhe Ahmet Hoxha vazhduan serinë e fitoreve duke shënuar nga dy fitore për ta bërë më interesant vazhdimin e sezonit. Ndeshje interesante ishte edhe ajo në mes të Ahmet Hoxha MK dhe Shpresa e cila përfundoi me rezultat të ngushtë 4-3. Dardania femrat largohen nga garat ekipore të Superligës pasi kanë më shumë se 3 ndeshje me rezultat zyrtar. /Kosova.info/

TABELAT DHE REZULTATET

1. SUPERLIGA - MESHKUJT.jpg
1. SUPERLIGA - FEMRAT.jpg
1. SUPERLIGA (M) xhiro 3.jpg
1. SUPERLIGA (M) xhiro 4.jpg
2. SUPERLIGA (F) xhiro 3.jpg
2. SUPERLIGA (F) xhiro 4.jpg
Go to TOP