“Dallëndyshja e parë”, Rama i gëzohet anijes së madhe që u ndal në portin e Sarandës
Një anije gjigante është ankoruar sot në portin e Sarandës, të cilën kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si “dallëndyshja e parë”.
“Ndalet në Sarandë dallandyshja e parë që lajmëron ardhjen e sezonit më të bukur e më të pastër turistik deri më sot! Mbarësi”, ka shkruar Rama në Facebook.
