“Vendimi për pranimin e Kosovës dhe BH në NATO mund të merret në qershor”
Pas zgjedhjeve, Serbia duhet të ketë marrëdhënie të qarta dhe të qëndrueshme me BE-në mbi baza pune. Kështu mendon Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Këshillave të Biznesit të Evropës Qendrore dhe Lindore me qendër në Belgjikë dhe konsulent ekonomik në Ballkan, Guenter Fehlinger në një intervistë për Al Jazera duke nënvizuar se goditja e pezullimit të mundshëm, për të cilin po flas, do t’i jepte Serbisë një zgjedhje të qartë – Rusinë apo Evropën. “Nëse Serbia vendos për Evropën dhe e thotë këtë qartë duke iu bashkuar politikës së jashtme të përbashkët të BE-së dhe sanksioneve kundër Rusisë, atëherë në vitin 2023 BE-ja mund t’i ofrojë Serbisë futjen e euros si monedhë në këmbim të njohjes së Kosovës. Kjo do t’i hapte rrugën Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë dhe Kosovës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian së bashku me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë në vitin 2029. Në çdo rast, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina duhet të pranohen në BE deri në vitin 2029. Më shumë Evropë është përgjigja logjike e BE-së ndaj sulmit të Rusisë ndaj paqes evropiane. Nëse Serbia e bën këtë, ajo do të mbetet e izoluar, si i vetmi komb në Ballkan që nuk do të jetë në Bashkimin Evropian”, tha ai. Sipas tij presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të duhej të zgjidhte mes Evropës, Rusisë apo izolimit të vendit të tij. Meqenëse Rusia po humbet luftën në Ukrainë, ndoshta do të zgjedhë Evropën, sepse tronditja e ngrirjes së statusit të kandidatit do të duhej të çonte në krizën e nevojshme për t’i dhënë fund kontrollit rus mbi të ardhmen e Serbisë.”Unë jam i mendimit se edhe Bosnjë-Hercegovinës duhet t’i ofrohet përdorimi i euros në këmbim të njohjes së Kosovës. Vendimi për pranimin e të dy vendeve në NATO mund të merret në samitin e Aleancës në qershor 2022. NATO është tashmë garantuesi i kufijve dhe sigurisë si të Bosnjë-Hercegovinës ashtu edhe të Kosovës, kështu që do të ishte më shumë një sinjal politik sesa një ndryshim i madh në realitet”, tha ai.
