Dedektivi privat dhe policia zbulojnë arsenal armësh/ Sekuestrohen 3 kallashnikovë dhe qindra fishekë dhe kallëpe tritoli

Policia greke ka zbuluar një arsenal armësh ne afërsi te kufirit me Shqipërinë.

Arsenali i armëve është zbuluar në vendin e quajtur Loridha, Sajadhe në Igumenicë. Operacioni është ndërmarrë nga policia e igumeicës,  pas Informacioneve të dhëna nga policia e Janinës dhe dedektivi privat Jorgo Tsukali.

Bëhet me dije se janë sekuestruar 3 arme zjarri tip kallashnikov, rreth 250 fishekë si dhe 15 kallëpe tritoli. Detaje të tjera pritet te behën me dije nga policia greke ne orët ne vijim.

Go to TOP