De Bruyne zhbllokon sfidën, pasim fantastik i Foden
Manchester City ka kaluar në avantazh 1-0 në përballjen ndaj Atletico Madrid, e vlefshme për fazën çerekfinale të Champions League.
Në minutën e 70’ ishte Kevin De Bruyne ai i cili shënoi për “Qytetarët”. I sapofuturi në fushë, Phil Foden dhuroi një asist për mesfushorin belg, i cili i vetëm përballë portierit e dërgon topin në fundin e rrjetës.
