Mbi 600 ndërtesa u shkatërruan në Kharkiv
Më shumë se 600 ndërtesa janë shkatërruar në qytetin ukrainas Kharkiv që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, tha kryebashkiaku Ihor Terekhov, shkruan Kosova.info.
Në intervistën e sotme televizive, Terekhov tha: “Shkollat, kopshtet, spitalet, klinikat janë shkatërruar. Ushtria ruse po na bombardon vazhdimisht nga toka dhe nga ajri”. /Kosova.info/
