Komuna e Prizrenit me mbështetjen e Ambasadës Japoneze do të funksionalizoj Qendrën e Nashecit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim sot me datë 11 mars 2022, Z. Keisuke YAMANAKA, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë si dhe ka nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën Terre des hommes Misioni në Kosovë (Këtu e tutje Tdh) për funksionalizimin e Qendrës së Nashecit – si qendër për mbrojtjen dhe fuqizimin e fëmijës.

Foto: Zyra për Marrëdhënie me Publikun. Kabineti i kryetarit të Prizrenit

Ambasada Japoneze do të mbështes renovimin dhe funksionalizimin e qendrës në Nashec, qendër e cila ka për qëllim ofrimin e shërbimeve të specializuara, bazuar në modelet e zhvilluara nga Tdh për shërbime të specializuara për fëmijë; shërbimet e urgjencës për fëmijët të cilët gjenden me rrezikshmëri të lartë dhe kanë nevojë për strehimin e menjëhershëm, shërbime të specializuara për fëmijë – viktima të abuzimit seksual, si dhe aktivitete edukative, fuqizuese dhe rekreative për fëmijë, në qendrën me adresë në Nashec.

Në përgjithësi, objektivat kryesore të këtij projekti janë:

Themelimi i një qendreje për mbrojtje të fëmiut si projekt i Komunës së Prizrenit dhe eventualisht përdorimi i qendrës si shtëpi për mbrojtjen e Fëmiut për regjionin e Prizrenit;

Renovimi dhe funksionalizimi i Qendrës në Nashec në përputhje të plotë me pilot-modelet të testuara më heret (si p.sh Qendra Ditore në Prishtinë), dhe në linjë me ligjet dhe standardet ndërkombëtare;

Krijimi i një qendre multidisplinare e cila është miqësore për fëmijët dhe e cila mundëson mbrojtjen, fuqizimin, strehimin dhe ofrimin e shërbimeve për fëmijët dhe të rinjtë në nevojë;

Promovimi i ndërgjegjësimit për ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit tek fëmijët, të rinjtë dhe familjet e tyre.

Projekti në fjalë, do të mundësohet përmes fondeve nga Komuna e Prizrenit, Ambasada Japoneze, nga Ambasada Hungareze, dhe nga Agjencia Zvicerane për bashkëpunim zhvillim.

Go to TOP