Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Shell bëri hap moral dhe të përgjegjshëm

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se i është mirënjohës gjigantit të energjisë Shell, pas vendimit të tiij për tërheqje nga Rusia.

Shell njoftoi të martën se do t’i ndalojë të gjitha blerjet e naftës dhe gazit nga Rusia dhe se do t’i mbyllë operacionet e tjera në këtë vend.

Kuleba e cilësoi këtë si “hap moral dhe të përgjegjshëm”.

Në një reagim në Twitter, Kuleba inkurajoi edhe bizneset tjera botërore që të ndjekin shembullin.


Go to TOP