Qytetarët e guximshëm të qytetit të okupuar nga rusët qëndrojnë përballë ushtarëve rusë, ata qëllojnë në ajër
Rrjetet sociale janë mbushur plot me pamje të qytetarëve ukrainas që protestojnë para ushtarëve të armatosur në Kherson, teksa rusët qëllojnë në ajër.
Grupe të qytetarëve të guximshëm ukrainas të paarmatosur kundërshtuan ushtarët rusë në Khersonin e pushtuar. Disa qëndruan para automjeteve ushtarake, disa para trupave, ndërsa të tjerët valëvitnin flamujt ukrainas.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të mërkurën se e ka pushtuar qytetin e Khersonit.
Atë mbrëmje, Igor Kolikaev, kryebashkiaku i Khersonit, njoftoi në Facebook se ushtarët rusë kishin hyrë me forcë në ndërtesën e këshillit të qytetit.
“Sot hynë mysafirë të armatosur në këshillin e qytetit. Ekipi im dhe unë jemi njerëz paqësorë, nuk kemi pasur armë apo agresion nga ana jonë. Ne nuk kemi forca të armatosura ukrainase në qytet, vetëm civilë dhe njerëz që duan të jetojnë këtu!”, Kolikaev shkroi më 3 mars.
