Lufta e Ukrainës në OKB/ Shqipëria i bashkohet edhe 95 vendeve të tjera ndaj agresionit rus, Xhaçka: Front i bashkuar që zgjedhim paqen dhe sigurinë

Shqipëria i është bashkuar edhe 95 vendeve të tjera si bashkësponsporizuese e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për agresionin rus ndaj Ukrainës. Këtë e ka bërë të ditur  vetë ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

Përmes një postimi në Twitter, Xhaçka shkruan se një front i bashkuar dhe në rritje zgjedh paqen, sigurinë dhe Kartën e OKB-së në vend të luftës së paligjshme. “Kjo është zgjedhja me të cilën përballet bota sot!  Votoni PO! Mbështesni Ukrainën!”, shkruan Xhaçka referuar rezulotës që pritet të diskutohet dhe miratohet në OKB.

Postimi: 

Shqipëria 🇦🇱 dhe 95 vende ju bashkuan si bashkësponsorizues rezolutës së Asamblesë se Përgjithshme të OKB-së për agresionin rus ndaj Ukrainës . Një front i bashkuar dhe në rritje zgjedh paqen, sigurinë dhe Kartën e OKB-së në vend të luftës së paligjshme.Kjo është zgjedhja me të cilën përballet bota sot!  Votoni PO! Mbështesni Ukrainën 🇺🇦!

Go to TOP