Ukraina nis ditën me më shumë shkatërrim

Ukrainasit kanë nisur ditën e mërkurë me zhurmat e sirenave në disa qytete.

Këto janë disa nga zhvillimet e fundit:

  • Të paktën 21 persona janë vrarë dhe 112 janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkiv, ka thënë kryetari i qytetit
  • Ka raportime për një sulm të ri me raketë në këtë qytet, i cili ka goditur Policinë rajonale dhe një pjesë të Universitetit Karazin
  • Parashutistët rusë kanë arritur në Harkiv me qëllim të rrethimit të qytetit, ka thënë ushtria ukrainase
  • Forcat ruse janë duke avancuar më shumë në jug të Ukrainës, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes, duke pretenduar se ka marrë kontrollin e qytetit Herson
  • Qasja në lajme dhe transmetime televizive është penguar, pasi dy raketa ruse kanë goditur kullën televizive duke lënë të vdekur pesë persona dhe duke plagosur pesë të tjerë
  • Presidenti amerikan, Joe Biden ka mbajtur fjalimin para kombit, duke njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të mbyllin hapësirën ajrore për aeroplanët rusë.
  • Ai ka përmendur edhe rezistencën e ukrainasve, duke thënë se presidenti rus, Vladimir “Putin mund të rrethojë Kievin me tanke, mirëpo nuk do të fitojë kurrë zemrën e popullit ukrainas”.
Go to TOP