Guvernatori i Harkivit: Ukrainasit kanë kthyer kontrollin e qytetit

Forcat ukrainase kanë rikthyer kontrollin e qytetit të dytë më të madh të Ukrainë, Harkiv.

Në një postim në Telegram, Oleh Synyehubov, ka thënë se kontrolli i Harkivit “është i gjithi i yni”.

“Forcat e armatosura, policia, forcat e mbrojtjes janë duke punuar dhe qyteti është duke u pastruar plotësisht nga armiku”

Trupat ruse kanë arritur të hyjnë në këtë qytet natën e kaluar.

Në disa pamje që kanë qarkulluar në rrjetet sociale janë parë përleshje në mes të trupave ukrainase dhe atyre ruse.

Go to TOP