Mbahet Kuvendi i Rregullt i Punës së FPPK-së dhe shpallja e Laureatëve për vitin 2021
Në hotel “Magra Austria” në Bërnicë, Federata e pingpongut mbajti kuvendin e rregullt të punës në të cilin të pranishëm ishin shumica e përfaqësueseve të klubeve të pingpongut të Kosovës, e po ashtu i pranishëm ishte edhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës z. Ismet Krasniqi.
Kuvendi u zhvilluar në fryme demokratike dhe bashkëpunimi në të cilin u diskutuan shumë çështje të rëndësishme dhe u morën vendime të rëndësishme.
Ne Kuvend u miratuan te gjitha raportet vjetore te FPPK për vitin 2021 si dhe u aprovua draft buxheti për vitin 2022 që shënon një rekord të planifikimit të të hyrave dhe një mori aktivitetesh strategjike duke planifikuar një buxhet zhvillimor pasi një shume e konsiderueshme me mbi 50% e buxhetit është e ndare për fondin zhvillimor elitar dhe atë te pjesëmarrjes në gara e kampe zhvillimore profesionale ndërkombëtare duke mundësuar avancimin dhe zhvillimin e pingpongut elitar.
Këtij programi zhvillimor do t’i paraprijnë edhe tri projekte zhvillimore të miratuara tanimë nga ETTU dhe ITTF.
U miratua edhe raporti i regjistrimit të klubeve dhe anëtarëve të saja për vitin 2022 duke theksuar dhe konfirmuar ngritje të mëtejme të klubeve të reja dhe rritje të numrit të sportisteve, me ç’rast u duartrokiten nga delegatet regjistrimi i tri klubeve të reja nga dy qytete të ndryshme ne te cilat në të kaluarën nuk ka qene i zhvilluar sporti ynë me ç’rast u konstatua se vetëm gjate dy viteve te fundit numri i klubeve dhe sportisteve të pingpongut është rritur mbi 35%.
Laureatët
Pas mbledhjes se Kuvendit u mbajt edhe ceremonia e shpalljes se laureatëve për vitin 2021.
Fillimisht u shpërndanë certifikatat për trajnerët dhe gjyqtarët e rinj të fppk-së.
Duke u bazuar në te arriturat dhe rezultatet që kane shënuar lojtaret, trajnerët, gjyqtaret et,. komisioni i zgjedhur nga Bordi i Federatës së Pingpongut të Kosovës në përbërje: Qamil Vishaj (kryesues), Blerina Boshnjaku (anëtare) dhe Fadil Luta (anëtarë) bene përzgjedhjen e më të mirëve duke e përfillur rregulloren e përzgjedhjes së më të mirëve në kategoritë ekipore dhe ato individuale.
FPPK për vitin 2021 zgjodhi laureatët:
Mirënjohje të veçantë:
1.Departamenti i sportit – nga Ministria për Kulturë Rini dhe Sport
2.KOK – për bashkëpunimin e vazhdueshëm
3.ITTF Fondation – Gratitude to ITTF Foundation for continous support!
4.ETTU – Gratitude to ETTU for Development Assistance!
5.FPPSH – për realizimin e ligës së përbashkët
6.Stag – sponzor gjeneral i pajisjeve të FPPK-së.
7.MELITA & partners – sponsor i QuickBooks
8.Vlera Sport – përkrahës i FPPK-së
9.Galeria Shoping Mall në Prizren – z. Lindmir Berisha
10. Drejtorit të shkollës ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj, – z. Basri Hasani
11. Drejtorit të shkollës ‘8 Marsi’ në Pejë – z. Turhan Bajraktari
12. Drejtorit të shkollës ‘Motrat Qiriazi’ në Prizren – z. Sedat Shkurti
13. Drejtorit të financave KK Pejë – z. Jeton Abazaj
14. Kpp Priping – për promovim të pingpongut në Prishtinë
15. Post-Mortum – mirënjohje për familjen Izet Korollaku
16. Post-Mortum – mirënjohje për familjen Hamëz Kastrati
17. Kosovainfo – mirënjohje për pasqyrim të aktiviteteve të fppk-së gjatë vitit 2021
1. Ekipi më i mirë i vitit për Junior:
Kampion i ligës së juniorëve (M),të Kosovës dhe Kupës së Kosovës.
Kpp “Lidhja e Prizrenit” Prizren (Blend Hajdari, Blend Kiseri, Eren Kaqaniku, Fati Karabaxhaku, Ron Kolloni dhe Shaban Peza)
2. Ekipi më i mirë i vitit për Juniore:
Kampion i ligës së juniorëve (F), të Kosovës dhe Kupës së Kosovës.
Kpp “Ahmet Hoxha” Ferizaj (Jerina Rexhepi, Jona Hashani, Shega Hashani, Era Beqiri, Sara Hoxha)
3. Ekipi më i mirë i vitit për Senior -Femra:
Kampion i superligës së Kosovës dhe Kupës së Kosovës
Kpp “Drita” Gjilan (Alma Mehmeti, Egzona Zeqiri, Hanife Zeqiri dhe Linda Zeqiri)
4. Ekipi më i mirë i vitit nëpër Senior -Meshkuj:
Kampion i superligës së Kosovës, finalist i Kupës së Kosovës
Kpp “Lidhja e Prizrenit” Prizren (Blend Hajdari, Blend Kiseri, Fati Karabaxhaku, Kreshnik Mahmuti).
5. Klubi më i suksesshëm i vitit
Klubi që ka arritur rezultatet me të mira, në total me të gjitha kategoritë garuese, si në garat ekipore ashtu edhe në garat individuale.
Në garat ekipore:
1) Senior meshkuj: vendi i parë në superligën dhe Kupën e Kosovës
2) Senior meshkuj: vendi i parë në Kupën e Kosovës,
3) Junior: vendi i parë në Kampionatin e Kosovës
4) Junior: vendi i parë në Kupën e Kosovës;.
5) Individuale: vendi i parë në minikadete (F),
6) Individuale: vendi i parë në Junior(M),
7) Individuale: tre vendet e para në U21 (M)
8) Individuale: tre vendet e para Senior (M)
Kpp ‘Lidhja e Prizrenit”-Prizren
6. Punëtori sportiv i vitit:
Kontribut shumë vjeçar në sensibilizimin e sportit, organizimin e garave kampionale në shumë kategori si dhe në promovimin e pingpongut.
Ridvan Hashani – anëtar i bordit.
7. Gjyqtari i vitit :
Gjyqtar i vitit, që u spikat për profesionalizëm të lartë gjatë ndarjes së drejtësisë në shumicën e garave vendore.
Adem Berisha, Gjyqtar
8. Trajneri më i mirë:
Për kontributin e vazhdueshëm në ngritjen e pingpongut në Kosovë, për arritjet me të gjitha kategoritë garuese, si në garat ekipore (kampion në Superligë, dhe ligën e juniorëve, ashtu edhe Fitues i kupës së Kosovës me Senior dhe Junior, poashtu edhe në ato individuale (Kampionin e ranglistës së seniorëve, Kampion dhe nënkampion i ranglistës së U21-ve, kampion dhe nen kampionin e ranglistës Juniorve, gjithashtu kampione edhe me ranglistën e minikadeteve femra).
Rifat Rifati, Kpp “Lidhja e Prizrenit”, Prizren
9. Minikadetja më e mirë:
Nr 1 në Ranglistën e Kosovës për minikadete,
Taibe Ruli, anëtare e Kpp “Lidhja e prizrenit”, Prizren
10. Minikadeti më i mirë:
Nr 1 në Ranglistën e Kosovës për minikadet,
Elton Shemsiu anëtar i Kpp “Gani Maloku”, Ferizaj
11. Kadetja më e mirë:,
Nr 1 në ranglistën e Kosovës për kadete,
Reprezentuese e Kosovës dhe pjesëmarrëse në
ü Në garat Ballkanike në Albena-Bullgari
Lenë Osmani, anëtare e Kpp “Matkos Pharm Dardania”, Prishtinë
12. Kadeti më i mirë:
Nr 1 në ranglistën e Kosovës për kadet,
Reprezentues i Kosovës dhe pjesëmarrëse në
ü Garat Ballkanike në Albena të Bullgaris
Adriatik Maloku anëtar i Kpp “Gani Maloku” Ferizaj
13. Juniorja më e mirë e vitit:
Nr 1 në ranglistën e Kosovës për juniore,
Reprezentuese e Kosovës dhe pjesëmarrëse në
ü Në garat Ballkanike në Albena-Bullgari
Shega Hashani, anëtare e Kpp “Ahmet Hoxha”, Ferizaj
14. Juniori më i mirë i vitit:
Nr 1 në ranglistën e Kosovës për Junior,
Reprezentues i Kosovës dhe pjesëmarrëse në
ü Garat Ballkanike në Albena të Bullgaris me 9 fitore
Fatih Karabaxhaku anëtar i Kpp “Lidhja e Prizreni” Prizren
15. U21 më e mirë e vitit:
Nr 1 në Ranglistën e Kosovës për U21
Alma Mehmeti, anëtare e Kpp “Drita”, Gjilan
16. U21 më i mirë i vitit:
Nr 3 në ranglistën e Kosovës për U21,
Reprezentues i Kosovës dhe pjesëmarrëse në
ü Kampionatin individual Europian për U2, me 2 fitore
Fatih Karabaxhaku anëtar i Kpp “Lidhja e Prizreni” Prizren
17. Seniorja më e mirë e vitit:
Nr.1 në Ranglistën e Kosovës për seniore
Reprezentuese e Kosovës dhe pjesëmarrëse në :
ü Kampionatin Evropian në Poloni
Linda Zeqiri, anëtare e Kpp “Drita”, Gjilan
18. Seniori më i mirë i vitit:
Nr 1 në ranglistën e Kosovës për Senior,
Reprezentues i Kosovës dhe pjesëmarrës në
ü Kampionatin Evropian në Poloni
Kreshnik Mahmuti anëtar i Kpp “Lidhja e Prizreni” Prizren
Aktivitetet e ardhshme
Në javën e ardhshme janë paraparë dy aktivitete:
1. Kampionati individual për U21
2. Kampionati ekipore – Superliga e Kosovës për meshkuj dhe femra
