Rama i ngatërroi emrin në Komision, Topalli: Po të isha unë, s’do të kishte as histori me inceneratorë
Ish-kryetarja e Kuvendit në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli. i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili ngatërroi emrin e Jorida Tabakut, duke i thirrur zonja Topalli.
Pas këtij “lapsusi” nga ana e Ramës, vjen dhe reagimi i Topallit e cila përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se po të ishte kjo e fundit në opozitë, nuk do të kishte as histori me inceneratorët.
“Zoti deshmitar,
Po te ishte zonja Topalli s’ do te kishte pasur as histori me inceneratore!
Do kishte patur opozite reale e jo lb!”, shkuan Topalli.
