“Do t’i fus në kampe internimi”, zbulohet plani i Putinit në rast të pushtimit të Ukrainës
Detajet e planit të Rusisë për të përmbysur qeverinë ukrainase pas një pushtimi të plotë të vendit janë bërë të ditura në mediat gjermane.
Raporti, me origjinë nga një burim i shërbimit sekret të huaj, përshkruan planin te presidentit rus, Vladimir Putin për ta sjellë Ukrainën nën një ‘shtet të ri bashkimi’ duke përfshirë Rusinë dhe Bjellorusinë, me Moskën si qendër të kontrollit.
Detaji më shqetësues i raportit është ‘Hapi i Tretë’ i Kremlinit, i cili sipas Bild do t’i fuste aktivistët ukrainas të grumbulluar në kampe internimi.
Shërbimi sekret i paidentifikuar që zbuloi informacionin për tabloidin pretendoi se pushtimi në shkallë të plotë është aktualisht skenari më i mundshëm’.
Duke supozuar se Putini nuk ndryshon mendje ndërkohë, burimi i tha Bild se pushtimi do të ndodhte në shkurt ose më së voni në mars.
