“Albin Kurti është o budalla o maskara për sa i përket…”/ Alfred Cako e thotë troç në mes të emisionit, zbulon gabimin që po bën kryeministri Kurti

Konspiracionisti Alfred Cako foli dje në rubrikën ‘Rrethi në Katror’ për shtrëngimin e masave nga qeveria e Albin Kurtit për hyrjen dhe daljen nga Kosova me rastin e epidemisë.

Qytetarët e Kosovës janë ngritur kundër këtyre masave.

“Albin Kurti ti heqë këto masa me shtetin shqiptar nëse s’do të mbahet mend si ai që ndau Shqiptarët”, tha Cako.

“Albin Kurti është o budalla o maskara për sa i përket çështjes së plandemisë”, u shpreh më tej Cako.

Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë  një nga dëshmitë e mëposhtme: Certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër kovidit.

Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër kovidit, bashkë me testin RT-PCR negativ jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

Kjo ka bërë që mijëra emigrantë kosovarë të cilët ushqejnë ekonominë, të mos vijnë dot për pushimet dimërore. Në lidhje telefonike nga Kosova, një qytetar u shpreh se heshtja e Ramës është e pa tolerueshme dhe e qëllimshme.

Go to TOP