Klubi i Serie-A prezanton blerjen e re: Idhulli im është Granit Xhaka

Merkatoja e dimrit po i drejtohet fundit dhe klubet po bëjnë të pamundurën të mbyllin boshllëqet në skuadër. Bolonja është ndër ato ekipe aktive në Seria A, ku ka prezantuar dhe blerjen më të re.

Zvicerani Michel Aebischer është afrimi më i fundit për skuadrën e Mihajlovic-it. Në konferencën për shtyp 25 vjeçari  u shpreh i lumtur për këtë transferim, por foli dhe për idhullin e tij.

“Seria A është ndër ligat më të forta në Europë dhe ky është hapi më i madh në karrierën time. Do të marr numrin 20, që e kisha dhe tek Young Boys.”

Idhulli

“Idhulli im është Xhaka. E adhuroj, ai është  një lojtar nga i cili inspirohem sepse luan për kombëtaren time.”


Go to TOP