Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës: Një luftë e hapur me Veliajn

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë mbi shpërthimin me tritol në banesën e Armand Dukës në Durrës. Lala tha se ka qenë një sasi e vogël lëndë plasëse në shenjë paralajmërimi.

Klodiana Lala: Bashkëshortja e Dukës është gjendur e vetme në momentin që ka ndodhur shpërthimi. Nuk ka pasur të lënduar. Vetë kreu i FSHF-së është nisur me urgjencë drejt shtëpisë. Shihet si një kërcënim i Dukës duke qenë se ka dhe një luftë të hapur me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ka qenë një sasi e vogël, tritoli dhe siç duke ka pasur si qëllim vetëm një paralajmërim. Ka shkaktuar një zhurmë goxha të madhe, po kqyren pamjet filmike të kamerave të sigurisë, po merren dhe njerëz në pyetje.

Go to TOP