Shpërthim me tritol pranë shtëpisë së Armando Dukës

Tritol në shtëpinë e presidentit të FSHF, Armand Duka, në qytetin e Durrësit.  

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga ngjarja, por të dhënat e para janë se lënda eksplozive është vendosur në derën e shtëpisë. 

Mësohet se presidenti i FSHF, Armand Duka është nisur në këto momente nga Tirana në drejtim të Durrësi. 

Aty ndodhen ndërkohë edhe forcat e policisë, të cilat nuk lejojnë gazetarët dhe qytetarët t’i afrohen vendit të ngjarjes. 

***

Kjo ngjarje vjen pas tensioneve mes Armand Dukës dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

Ndërkohë, në mesditë forcat e policisë shkuan te biznesi i familjes Duka me urdhër të Ramës dhe Veliajt. 

Gjithashtu, Veliaj paralajmëroi edhe me sulme nga ana e SPAK ndaj Dukës dhe zyrtarëve të tjerë të FSHF-së. 

Gjithçka lidhet me garën për presidentin e ardhshëm të FSHF, ku kandidojnë Armand Duka dhe Dritan Shakohoxha.

Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë shpallur hapur planin e tyre për të shtënë në dorë edhe FSHF-në, institucion i cili siç shprehej Erion Veliaj në audiopërgjim, ishte ‘ishull i pavarur’, i pakapur ende.  


Go to TOP