Pamje: I riu amerikan sulmon veturat e shtëpitë me buldozer, policia e vret
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në New Jersey ka publikuar pamje dramatike ku shihet vrasja e një djali 20-vjeçar, pasi policët u përpoqën ta ndalnin përderisa ai po drejtonte një buldozer me të cilin goditste veturat e shtëpitë. Ngjarja ndodhi muajin e kaluar.
Më 18 dhjetor, rreth orës 5 të mëngjesit, policia në Vineland iu përgjith thirrjes që e njoftoi se një burrë po drejtonte një buldozer në mënyrë të çrregullt, tha Peter Aseltine, zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.
Djali që e drejtonte buldozerin, Joshua Gonzalez, u vra, thuhet në deklaratën për medie. Autoritetet publikuan disa pamje të siguruara nga kamerat e vendosura në trupat e policëve dhe nga burime të tjera.
“Policët u munduan që ta ndalnin për rreth 30 minuta. Gjatë kësaj kohe, z.Gonzalez shkaktoi dëme të gjera në disa shtëpi dhe automjete, përfshirë tri vetura të policisë, një ambulancë dhe një veturë civile me njerëz në të”, thuhet në deklaratë. Njëra nga veturat e goditura kishte një grua brenda.
Për ta shikuar videon, klikoni këtu. (Paralajmërim: Ka pamje të ndjeshme.)
