Menjëherë si u takua me Gërvallën, ambasadori amerikan “infektohet” me huqjet e saj në Twitter

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka bërë një lëshim në postimin ku njofton për hapjen e pozitës së oficeres në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Hovenier, në postimin e tij, teksa ka njoftuar edhe se Merdiana Leci do të jetë diplomatja e parë që do të udhëheqë me këtë zyre, e ka etiketuar një llogari jo-zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Bisedime produktive me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, takim frymëzues me Merdiana Lecin, diplomaten e parë të Kosovës që do të shërbejë si zyrtare ndërlidhëse në Departamentin e Shtetit në Washington. Ky program do të përforcojë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin SHBA-Kosovë në prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme”, ka shkruar Hovenier në postimin e tij, ku bashkëngjitur ka fotografi me diplomaten dhe kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla.

https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1480903974794444802?s=20
Go to TOP