Katër të vdekur dhe mbi 1 mijë e 800 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se katër persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.
Derisa bëhet e ditur se nga 8 mijë e 327 testime kanë rezultuar 1 mijë e 801 raste të reja.
Kurse 303 persona janë shëruar dhe janë mbi 12 mijë raste aktive
Ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë bërë gjithsej 1 milionë e 524 mijë e 940 teste, nga të cilat kanë rezultuar 218 mijë e 487 raste pozitive dhe 3 mijë e 237 persona kanë vdekur.
