Kosova regjistron 29 raste të reja me koronavirus
Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 2 janar se janë regjistruar 29 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Rastet e reja dolën pas testimit të 3,344 mostrave.
Ministria njoftoi edhe për 12 pacientë të shëruar.
Ndërkaq, raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 509.
Në njoftimin e MSh-së nuk bëhet e ditur lidhur me të dhënat e personave të vaksinuar kundër koronavirusit në 24 orëshin paraprak.
