UP-ja me zyrtare për mbrojtje nga ngacmimi seksual
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka emëruar një zyrtare për implementim të politikave për mbrojtje nga ngacmimi dhe ngacmimi seksual brenda institucionit.
Sipas një qarkoreje kjo detyrë i është besuar Drita Hysenit. Vendimi është marrë më 15 dhjetor në mbledhjen e Këshillit Drejtues.
“Kushdo nga personeli akademik dhe administrativ që vëren sjellje që janë në mospërputhje me këtë rregullore ka për detyrë t’i kërkojë personit që ta ndalojë sjelljen e padëshirueshme dhe e ka për detyrë ta informojë palën e prekur për të drejtën e paraqitjes së denoncimit, si dhe ta drejtojë te zyrtari për mbrojtje nga ngacmimi për marrë më shumë informata për procedurën”, thuhet në njoftimin për stafin, e që është firmosur nga vetë Drita Hyseni.
Në njoftim, ftohen dekanët e njësive akademike që të njoftojnë studentët e njësive përkatëse lidhur me rregulloren.
