Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua para dy javësh në rrugën Prishtinë-Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një grua që ishte duke u trajtuar në Klinikën Intensive në QKUK, pas një aksidenti në rrugën nacionale Prishtinë-Podujevë, me 12 dhjetor të këtij viti.

Trupi i viktimës është dërguar në mjekësinë ligjore. 

“Rr. Nacionale Prishtinë Podujevë, 12.12.2021-16:55.  Në lidhje me rastin është raportuar se me  24.12.2021 në Klinikën Intensive në QKUK- Prishtinë,  viktima femër  kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor, me vendim  të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në mjekësinë ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Go to TOP